– “Mësuesi mediokër flet. Mësuesi i mirë shpjegon. Mësuesi superior demonstron. Mësuesi i madh frymëzon.” –William A. Ward
– “Mësuesi duhet të jetë profet dhe portier i mbretërisë të së vërtetës hyjnore”- John Dewey
– “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”- Konfuci
– “Një mësues i mirë është si një qiri: ai konsumon vetveten për t`ua ndriçuar rrugën të tjerëve.”- Anonime
– “Mësuesi prek përjetësinë, ai kurrë nuk mund të thotë se ku përfundon influenca e tij.”- Henry Adams
– “Ëndrra fillon me një mësues i cili beson në ju, i cili ju shtyn dhe ju shpie në një plato tjetër, nganjëherë ju ngacmon me një shkop të mprehtë të quajtur ‘e vërteta’.”- Dan Rather
– “Arti më i lartë i mësuesit është të zgjojë gëzim në shprehje kreative dhe njohuri.”- Albert Ajnshtajn
“Shkolla vlen aq sa vlen arsimtari i saj”- Fridrih Adolf Vilhelm Disterveg
– “Ai njeri që i bënë të lehta gjërat e vështira është vetëm mësuesi”- Ralph Waldo Emerson
-“Mësues është ai që bënë të zhvillohen dy ide aty ku më parë zhvillohej vetëm një”- Albert Ajnshtajn
-“Mësuesi është përhapësi i dritës”- Luigj Gurakuqi
-“Mësimdhënia është profesioni ndoshta më i çmuar, duke marrë parasysh se ky është ndoshta profesioni më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët”- Etiene Cabe
– “Secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim; secili hap që bënë ai duhet të jetë shembull i mirë”- Jean-Baptiste de La Salle
– “Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri”- Anonime
– “Mësuesi duhet të ketë autoritet maksimal dhe fuqi minimale”- Tomas Szaz
– “Kush guxon të japë mësim kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari.”- John Cotton Dana
“Mësuesi është ai që të hapë derën në të cilën ju duhet të hyni vet.”- Kineze