Enkelejda Bilbili.
SPASH
Diversiteti gjinor në vendin e punës. Pse është i rëndësishëm?
Gratë në leadership. Pse është i rëndësishëm?
Nëse duam që themelet e sistemit demokratik të funksionojnë atëherë theksi duhet të jetë patjetër në barazinë gjinore. Ekziston ende një çekuilibër në ndarjen e roleve drejtuese midis burrave dhe grave. Ky çekuilibër bëhet edhe më i theksuar kur vjen puna te zgjedhja e meshkujve apo grave për poste drejtuese. Baza ligjore ekziston për sqarim, kur kryetari është burrë nënkryetarja është grua.
Përse është e rëndësishme të kemi diversitet gjinor dhe gra në leadership?
Nëse vërtetë duhet që gratë të ndihen të mbrojtura dhe të sigurta në vendet e punës ato kanë nevojë ta shohin veten të përfaqësuar në leadership. Në momentin që punonjësja, mësuesja psh. ndihet e përfaqësuar, ajo ndihet e mbrojtur dhe e sigurt, dhe patjetër që dhe frutet e punës së saj do jenë ekselente.
Përvojat dhe eksperiencat që burrat dhe gratë hasin në vendet e punës ndryshojnë. Gratë sjellin perspektiva të reja në vendin e punës duke qenë se eksperienca e tyre është ndryshe nga ajo e burrave. Eksperiencat e ndryshme të të dy gjinive sjellin ide inovative të ndryshme dhe është e rëndësishme që këto ide të merren prasysh në mënyrë të barabartë. Duke qenë se gratë kanë përvoja të ndryshme atop o ashtu sjellin aftësi, cilësi dhe këndvështrime të ndryshme në udhëheqje nga burrat. Eksperiencat e ndryshme bëjnë që gratë të zhvillojnë paketë aftësish ndryshe nga burrat… Dihet se në shumicën e rasteve gratë janë më empatike kanë komunikim më efikas dhe janë ekselente në punën në grup.
Problematikat që prekin gratë në vendin e punës janë më thjeshtë të spikatura nga vetë gratë në rolet përkatëse drejtuese. Gjithashtu dhe zgjidhjet për këto problematika mund të jepen në mënyrë më efikase nga vetë gratë në krye. Përfshirja e grave dhe diversiteti gjinor në punë dhe leadership është kështu parësor nëse duam të kemi ecuri në çdo departament. Sidomos kur vjen puna në leadership në departamente si arsimi, përfshirja e grave duhet të jetë primare. Duke qenë se gratë janë së pari nëna dhe më pranë problematikave të fëmijëve ato kanë mundësinë të dallojnë probleme dhe të sjellin ide eficente për zgjidhjen e tyre.
Roli i grave në sindikatat tona është në rritje. Për rrjedhojë pjesëmarrja e tyre. Nga baza deri në majë, roli i tyre është vendimtar e jetik për çuarjen përpara të sindikatës. Puna e tyre, numri i mësueseve gra është i madh dhe si rrjedhojë ato duhet të jenë edhe në postet drejtuese, duke i ditur më mirë problematikat, ana ligjore zgjidhet më shpejtë dhe më mirë. Një ide në favor të gruas është vendosja e kuotës 40%.
Një eksperiencë mbresëlënse ishte pjesëmarrja Ime dhe e znj. Rajmonda në Konferencën e datës 14 Shkurt në Bruksel. Aty gra e mësuese pjesëmarrëse përcollën probleme nga vendet e tyre dhe ide novatore për zgjidhje. Aty ishin gratë në drejtim dhe vërtetë u dallua problem dhe zgjidhja e tyre.
Psh.: T’i jepet përgjigje pyetjes që në bankat e shkollës:
- Çfarë u mësojmë nxënësve dhe si ta mësojmë pa ndarje gjinore, pa diversitet rrace.
- Të mësohet që në bankat e shkollës, të futet në kurrikula Edukimi Qytetar Demokratik, që konsiston në zbatimin e të drejtave demokratike, përgjegjësitë dhe pjesëmarrje aktive në lidhje me qytetarinë, politikën, ekonominë, legjislacionin dhe sferat kulturore të shoqërisë pa ndarje gjinore. Të drejtat e njeriut shkrihen në Edukimin Qytetar Demokratik që në vogëli dhe iu mësojmë fëmijëve të jenë më tolerantë, më njerëzorë dhe më afër zbatimit të ligjeve deri sa kurrikula ta miratojë, ne kontribuojmë në module, SHQK. Po të flasim me gjuhën e numrave kuptojmë që jemi akoma në një mjedis burrëror dhe patriarkal, ku punën e bëjnë dhe e njohin më mirë gratë/mësueset/nënat dhe majën e arrijnë burrat. T’i hapet rrugë me tolerancë gruas, sepse kështu rrisim vlerat në arsim. Të rinjtë që edukojmë duan modele dhe duhet të nisin nga ne.