Blerina Qemali
Kryetare e Seksionit Sindikal Korçë
Nën/kryetare e FSASH
Roli i grave sindikaliste në qarkun Korçë
Materiali që po parashtrojmë është një punim i përqëndruar në qarkun Korçë dhe ka si qëllim që të evidentojë rolin që luajnë gratë sindikaliste, në evidentimin e problemeve në arsim dhe në zgjidhjen e tyre.
Synimet e këtij punimi janë të evidentojë të dhëna statistikore rreth pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje në shkollat e ZVA Korçë, barazinë gjinore, realitetin dhe tendencat e këtij fenomeni dhe mbi këtë bazë përfshirjen dhe angazhimin e komisionit të gruas të seksionit tonë sindikal në trajtimin e këtyre çështjeve.
Nga të dhënat që disponon ZVA Korçë rezulton se në numrin e përgjithshëm të mësuesve të punësuar, gratë dhe të rejat zënë mbi 70 përqind të të punësuarve në të gjitha ciklet e arsimit parauniversitar, ndërsa në zonat urbane kjo përqindje është shumë më e lartë.
Këto të dhëna provojnë se gratë mësuese jo vetëm kanë mundësi të mëdha për të trajtuar e zgjidhur problemet e tyre gjinore, por ato janë edhe forcë vendimtare për gjallërimin e jetës sindikale në tërësi, sidomos në nivel shkolle, por edhe në nivel seksioni.
Seksioni sindikal dhe komisioni i gruas në Korçë gjatë trajtimit të këtij problemi kanë evidentuar edhe disa problematika me të cilat përballen gratë mësuese, siç janë mundësi të kufizuara ekonomike, për shkak të nivelit të lartë të papunësisë së burrave ose pjesëtarëve të tjerë në familje, në disa raste mungesa e përfaqësimit politik në komunitet, etj.
Ndërkohë që ka ende shumë sfida me të cilat përballen gratë në qarkun e Korçës, ka edhe shembuj të grave që po ndikojnë pozitivisht dhe po i kalojnë barrierat. Përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave mund të ndihmojnë në krijimin e një shoqërie më të barabartë dhe të drejtë për të gjithë.
Përfaqësimi i grave në hierarkinë drejtuese të shkollave të ZVA Korçë
Shkolla me përqindjen më të lartë të mësuesve: “Mesonjëtorja e Parë Shqipe” me 90% mësuese femra. Shkolla me përqindjen më të lartë të mësueseve nën 35 vjeç: Shkolla 9-vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” me 7% mësuese nën moshën 35 vjeç. Nuk është e mundur të nxirren konkluzione të qarta për kualifikimin e mësuesve vetëm duke parë përqindjen e mësuesve femra në staf, pasi kjo mund të ndikohet nga faktorë të tjerë si preferencat e anëtarëve të kolektivit, politikat e rekrutimit të shkollave, etj. Megjithatë, informacioni mbi përqindjen e mësueseve femra nën moshën 35 vjeç mesa duket pasqyron një tendencë për të rekrutuar mësues të rinj dhe të kualifikuar në shkolla.
Përfaqësimi i grave në hierarkinë drejtuese të shkollave të qytetit të Korçës
Numri i grave drejtore të shkollave në qytetin e Korçës është 25 nga 44 drejtorë në total, ose 57%, ndërsa numri i burrave drejtorë të shkollave është 19, ose 43%.
Në përgjithësi, ndërkohë që ka ende shumë sfida me të cilat përballen gratë sindikaliste në arsim, në qarkun e Korçës, ka edhe shembuj të grave që po ndikojnë pozitivisht dhe po i kalojnë barrierat. Përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave do të ndihmojnë edhe në krijimin e një shoqërie më të barabartë dhe të drejtë për të gjithë.