Festojmë Halloween-in tek shkolla “Azem Hajdari” në Kamëz

Halloween zhvillohet më 31 tetor. Është një kohë kur njerëzit vishen me kostume, bëjnë mashtrime dhe gdhendin kunguj. Fantazmat dhe shtrigat janë kostumet e njohura të fëmijëve që shkojnë shtëpi më shtëpi duke thënë: “Trick-ose-treat!”
Duke qenë se Halloween është një festë mjaft zbavitëse për fëmijët dhe atë ditë ata kanë mundësinë të zbaviten duke u maskuar, në shkollën “Azem Hajdari” në Kamëz u zhvillua një aktivitet i tillë.
Në këtë aktivitet, që u realizua nga mësuesit e shkollës “Azem Hajdari” me ndihmën e FSASH&SPASH në kuadër të projektit kundër punës së fëmijëve dhe eleminimit të braktisjes së shkollave, morën pjesë nxënës të asaj shkolle.
Fëmijët mjaft të lumtur, patën mundësinë të vishnin kostume të personazheve të ndryshëm, të kërcenin, të shijonin bufenë e shijshme të përgatitur nga mësueset e shkollës si dhe të luanin më njëri tjetrin.

Përfshirja e nxënësve në këtë aktivitet ishte pothuajse maksimale dhe nxënësit  patën mundësinë të shijonin magjinë e festës së Halloweenit!

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *