Gratë në Vendimmarrje

Më 4 mars, 26 drejtues (22 F; 4 M) të Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASH) dhe Federatës se Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës (FSASH) me mbështetjen e Solidarity Center u mblodhën në konferencën e dytë kombëtare për Lidershipin e Gruas me temë “Gratë në vendimmarrje“, tek Hotel Bonita, Durrës. Mësuese dhe drejtuese nga 12 bashki dhe 6 rrethe të Shqipërisë bënë një pasqyrë të arritjeve të deritanishme në lidhje me rolet drejtuese të grave në sindikatat e mësuesve dhe vendosën objektivat për fuqizimin/promovimin e lidershipit të grave për këtë vit.

Presidenti i SPASH z. Nevrus Kaptelli, kryetari i FSASH z. Isa Rekaj si dhe krytari i nderit i FSASH z. Xhafer Dobrushi, theksuan të gjitha përpjekjet e bëra nga lidershipi aktual në promovimin e grave në të gjitha nivelet e organizatave: •Më shumë se 70% e anëtarëve të sindikatave janë gra;
•Përfshirja e perspektivës gjinore në statutin e sindikatave;
•Në procesin buxhetor të sindikatës; •Prania e grave në takimet para negociatave;
•Sindikatat kanë kryer mbledhjen e prioriteteve për Kontratën Kolektive 5-vjeçare;
•Roli i dialogut social në promovimin e fuqizimit të grave.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit theksuan komisionet e grave, të cilat janë shumë aktive në ngritjen e zërit dhe përfshirjen e grave në procesin e vendimmarrjes. Diversiteti dhe perspektivat gjinore në të gjitha nivelet e sindikatave sjellin më shumë rezultate nga të cilat përfitojnë gratë, por edhe gjithë njësia, sepse sjell më shumë anëtarë në bord, pra mendim kritik dhe një kontribut gjithëpërfshirës. Pjesëmarrja e burrave dhe grave në të gjitha aspektet e zhvillimit socio-ekonomik dhe politik është një e drejtë themelore e njeriut e garantuar nga konventat, traktatet dhe kornizat ligjore ndërkombëtare të ratifikuara nga kuadri shqiptar, por që nuk zbatohet plotësisht.

Rekomandimet e nxjerra në fund të konferencës:

1.  Krijimi i një rrjeti kombëtar me përfaqësuese gra nga të dyja sindikatat për promovimin e grave në pozita drejtuese dhe përmirësimin e rezultateve për gratë në drejtim të pagës së barabartë, për punë të barabartë, mosdiskriminimit në punësim, balancës punë-jetë private, parandalimin, adresimin dhe trajtimin e dhunës në vendin e punës si dhe ngacmimet.

2.  Kryerja e Trajnimeve dhe ngritja e kapaciteteve për gratë për të forcuar aftësitë dhe njohuritë e tyre në organizim, komunikim, të folur në publik, etj

.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *