Flutura Dervishi
Praktikat e mira të përfshirjes së grave në vendim-marrjen e sindikatës. – Drejtuesit e seksioneve sindikale në nivel qarku.
Statistikat gjinore, në përgjithësi, për sektorë të ndryshëm, reflektojë ndryshimet ose pabarazitë e situatës së burrave dhe grave në të gjithë fushat e jetës.
Të mbetemi te sektori i arsimit, referuar në realitet respektimit të barazisë gjinore te mësuesit në qarkun e Elbasanit dhe rolit të sindikatave në këtë aspekt.
Në strukturat e FSASH, për seksionet e qarkut të Elbasanit, rezulton se % e grave dhe vajzave në raport me meshkujt është e njëjtë. Nga 7 kryetarë seksionesh, 3 ose 43 % janë gra dhe vajza. Por ky raport ndryshon në nivel këshillash sindikalë të shkollave, mesatarisht në tërë qarkun rezulton se kemi rreth 62 % gra dhe vajza kryetare të këshillave sindikale në shkolla.
Në ZVA Elbasan, nga numri i përgjithshëm i mësuesve / punonjësve të shërbimit psiko – social dhe punonjësve të sigurisë, rezulton se për vitin shkollor 2022 – 2023, 79 % janë gra dhe vajza. I njëjti raport është ruajtur edhe përsa i përket anëtarësisë në FSASH ( 80 % e anëtarësisë janë gra dhe vajza). Vendosja e kriterit të barazisë në konkurrim për kryetarë të këshillave të seksioneve sindikale, ka bërë që të ruhet ky raport. Rreth 90 % e kryetarëve të seksioneve sindikale, për FSASH, të shkollave janë gra dhe vajza .
Duke hulumtuar në statistikat e punësimit në sektorin e arsimit për ZVA-në Elbasan, konstatohet se, në shkollat në zonat urbane, përqindja e meshkujve është më e ulët, krahasuar me gratw dhe vajzat. E kundërta vihet re në shkollat në zonat rurale, madje, në zonat më të largëta përqindja e meshkujve mësues është më e lartë (Kjo vihet re në punësimet e 2 – 3 viteve të fundit).
Ky është një tregues pozitiv i marrjes në konsideratë nga ZVA për punësimin e grave dhe vajzave në arsim. Në këtë tregues, ka ndikim edhe puna e vazhdueshme e sindikatave tona, duke përmirësuar legjislacionin arsimor, për sa i përket punësimit, mundësisë së barabartë të secili kandidat dhe mundësisë së refuzimit nga ana e kandidatit/tes të vendit të ofruar, kur e sheh të pamundur për të shkuar, deri në krijimin e një mundësie më të përshtatshme.
Para 1 muaji përfundoi projekti i dy sindikatave tona (FSASH – SPASH), i financuar nga Fair Childhood Foundation, GEW dhe EI për eleminimin e braktisjes shkollore nga nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët, projekt i shtrirë në 4 rajone, ndër të cilët ishte edhe Elbasani.
Në këtë projekt, nga ZVA Elbasan, u përfshinë 24 mësues, nga të cilët 19 ishin grad he vajza, pra rreth 80 %. Në këto shkolla, target – grupi i nxënësve që kishin tendencë braktisjen e shkollës, ishin kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian. Faktorët social – ekonomikë dhe kulturorë, që janë evidentë për këtë komunitet, janë faktorë rrisku për braktisjen apo tendencën e braktisjes shkollore për fëmijët e këtij komuniteti. Përmes punës së përbashkët të mësuesve të ngarkuar nga projekti, por jo vetëm, edhe angazhimi i stafeve pedagogjike i këtyre shkollave, u arrit që vijueshmëria në shkollë e nxënësve të përmirësohej, madje rikthimi i dy vajzave nga ky komunitet, të cilat pothuaj e kishin braktisur shkollën, ishte histori suksesi e dy sindikatave, duke koontribuar në eleminimin e braktisjes dhe përmirësimin e barazisë gjinore.
Këto janë praktika të mira të punës së përbashkët të sindikatave tona, por mbetet akoma për të bërë.
Sot, bashkia e Elbasanit po organizon me të gjitha mësueset e arsimit parashkollor festat e 7 – 8 Marsit, traditë kjo e viteve të fundit nga bashkia. Pra, një vlerësim për to si mësuese, edhe si gra dhe vajza, gjë që mungon nga ZVA një organizim i tillë për të gjithë mësuesit.
Prioritet i sindikatave duhet të jetë jo vetëm shtimi i anëtarësimit, por ndërmarrja e iniciativave për të zhvilluar aktivitete jashtëshkollore me mësuesit në përgjithësi dhe me gratw dhe vajzat në veçanti, me tematika profesionale, sociale dhe kulturore.