Projekti që çeli një dritare për fëmijët romë
E ardhmja e fëmijëve romë fillon tek bankat e shkollës
Projekti i rikthimit të fëmijëve romë në bankat e shkollës, ka qënë një nga momentet ku
përgjegjësia sociale dhe vullnetarizmi, marrin vlerën e vërtetë. Në sfidat që kalon shoqëria
jonë, më e rëndësishmja është ajo e edukimit dhe arsimit të një brezi, puna për të cilën fillon
nga bankat e shkollës. Grupet rome në këtë shoqëri kanë nevojë të integrohen dhe të
socializohen për tu bërë një pjesë e vlefshme e saj.
Ti kthesh ata në bankat e shkollës ësntë një mision social, pasi jo vetëm i shpëton nga rruga dhe
gjithë fenoment e rezikshme që e shoqërojnë atë, por i hap një dritare për të parë më tej në
horizont për një të ardhme më të mirë.
Atë që ne të gjithë e dimë, se vetëm nëpërmjet arsimit mund të formojmë një njeri të
përgjegjshëm, projekti duhet tja shjegonte fëmjiëve romë. Sfida ishte që kjo të ndodhte si një
proces i natyrshëm dhe argëtues. Ne e kuptuam që këtë nuk mund ta bëjmë vetëm duke i
shpjeguar fëmijëve përmes lojës dhe takimeve me grupe të tjera fëmijësh se sa mirë mund të
ndiheshin në shkollë.
Projekti gjeti formëat dhe aktorët e duhur për të zbatua një seri eventesh që do të mundësonin
qëllimin përfundimtar, kthimin e fëmijeve në shkolla. Për ta bërë këtë ne kuptuam se po aq të
rëndësishëm sa fëmijët janë dhe prindërit e tyre dhe mësuesit. Ky trekëndësh i rëndësishëm do
të ishte vendimtar për të realizuar të githa etapat e projektit dhe u përqëndrua sidomos tek
fëmijët e shkollës Azem Hajdari dhe Niko Hoxha në Kamëz.
Vetëm nëpërmjet lojës dhe atmosferës së ngrohtë sociale, fëmijët romë mund të gjejnë të
përshtatshëm ambjentin shkollor. Kur prindërit e tyre flasin me ta dhe i inkurajojnë të kthehen
në bankat e shkollës.kur i mirëpret një staf mësuesish që kanë vullnetin të punojnë dhe
individualisht me ta, atherë kemi krijuar ambjentin ideal për ti rikthyer në shkollë.
Këtë ka bërë dhe projekti që ka zhvilluar takime me prindërit e fëmijëve për ti shjeguar atyre se
sa e rëndësishme është ti largojnë fëmijë nga rruga dhe t’ja besojnë shkollës. Sa vlerë do të ketë
arsimimi i tyre për të krijuar një të ardhme më të sigurtë që do të mbështetet në aftësimin e
fituar në shkollë. Nuk ka qënë e lehtë por jo e pamundur.
Paralelisht me prindërit po kaq të rëndësishëm janë dhe arsimtarët që kanë në klasat e tyre
fëmijë romë të cilët refuzojnë të vijnë në shkollë. Megjithë vështirësitë dhe mundimin që të
kërkon për të punuar individualisht me këtë kategori fëmijësh, mësuesit bëhen aleati më i fortë
për ti bindur fëmijët të kthehen në shkollë. Një raport i ngrohtë shoqëruar këshillues, i ndihmon
fëmijët të ndihen të sigurtë dhe të pranuar në shkollë dhe ndikon pozitivisht në vendimin e
tyre. Ndikimi që mësuesit kanë tek fëmijë e tjerë të klasës, për ti shtyrë të angazhohen dhe ti
përfshijnë fëmijët romë në lojra, ndihmon më shumë se gjithçka.
Por mbi të gjitha protagonistët e këtij projekti, fëmijët romë, janë ata mbi të cilët duhet punuar
pa u lodhur për ti bindur se e adhmja e tyre kalon përmes bankave të shkollës. Një dhuratë e
vogël nga një shok klase, një festë ku janë në qëndër të vëmendjes së shokëve, një detyrë e
vështirë që bëhet në grup, janë elementë që formojnë bindjen e tyre se shkolla është një
ambient i sigurtë dhe i ngrohtë.
Projekti mori në konsideratë të gjithë këto elementë sociale dhe emocionalë, dhe i përdori për
të arritur qëllimin. Por puna me këta fëmijë, nuk mund të jetë një projekt disa mujor, por një
sfidë e së ardhmes për ta dhe për shkollën.