Java Evropiane e Mësuesit – 2-6 tetor 2023

2-6 tetor 2023 – Java Evropiane e Mësuesit

Në Javën Evropiane të Mësuesit sindikatat kërkojnë ndërgjegjësim për vlerën e profesionit të mësuesit, rolin jetik që luajnë mësuesit, akademikët dhe personeli tjetër arsimor në pajisjen e brezave të ardhshëm me kompetencat dhe aftësitë që u nevojiten për të ardhmen e tyre.

Sindikatat e arsimit u kërkojnë politikë bërësve të arsimit të sigurojnë që sistemet arsimore publike të kenë stafet më të mira për të garantuar arsim cilësor publik për të gjithë.

ETUCE dhe 127 organizatat anëtarë të saj në 51 vende, ku bën pjesë dhe FSASH, në kuadër të Javës Evropiane të Mësuesve, kanë 10 kërkesa thelbësore për politikë bërësit.

  • Autonomi profesionale!
  • Paga të denja dhe konkuruese!
  • Mbështetje për mësuesit e rinj që të qëndrojnë në profesion!
  • Zhvillim cilësor profesional!
  • Kontroll i ngarkesës në punë dhe balancë punë – jetë!
  • Krijimi i kulturës demokratikë shkollore!
  • Dialog social!
  • Vlerë, respekt dhe fuqizim i profesionit të mësuesit!
  • Barazi dhe diversitet!
  • Kushte pune të sigurta!

 

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *