Protesta e FSASH dhe SPASH për Arsim Cilësor dhe Pagë të Mire për Mësuesit: Një Thirrje për Ndryshim
Në datën 1 Maj 2024, Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës (FSASH) dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH) organizuan një protestë masive para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Me moton “Nuk ka Arsim Cilësor pa Mësues të Mirëpaguar”, qindra mësues sindikalistë, dhe simpatizantë të arsimit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit për të shprehur shqetësimet e tyre dhe për të parashkrtruar kërkesa për të përmisuar kushtet e punës së arsimtarëve dhe rritjes së cilësisë në arsim.
Protesta nisi në orën 9:00 nga Muzeu Historik Kombëtar dhe shkoi drejt Ministrisë së Arsimit, duke shfaqur një solidaritet të fuqishëm dhe një qëndrim të përbashkët përpara sfidave të arsimit shqiptar.
Në kërkesat tona, theksuam disa çështje kyçe të cilat i shqetësojnë arsimtarët. Në mesin e kërkesave ishin:
- Arsim Cilësor
- Dyfishim i Pagës së Mësuesit
- Teknologji Bashkëkohore në Çdo Shkollë të Vendit
- Stop Burokracive Shkresore
- Shpërbilim i Fundvitit
- Rritje të Buxhetit të Arsimit në 5% të PBB: Kërkesa për një rritje të buxhetit të arsimit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe nevojat e arsimit në Shqipëri.
- Etj…
Protesta u shoqërua me fjalime dhe pankarta, që shprehën nevojat dhe kërkesat e arsimtarëve. Pjesëmarrja e gjerë e mësuesëve anëtarë të FSASH dhe SPASH treguan një unitet të fortë mes sindikatave të arsimit në përfaqësimin e interesave të tyre dhe në kërkesat për ndryshime në politikat arsimore të vendit.
Përfaqësuesëve të qeverisë ju bë thirrje të marrin seriozisht kërkesat e protestuesve dhe të angazhohen në dialog për zgjidhjen e problemeve të arsimit në Shqipëri.