Të përfshira prej më shumë se dy dekadash, sindikatat e Arsimit FSASH dhe SPASH kanë fituar
një përvojë mjaft të rëndësishme për eleminimin e punës së fëmijëve dhe mos braktisjen e shkollës. Janë të njohura rrezultatet e arritura në këto 20 vite.
Projekti për eleminimin e këtyre fenomeneve vazhdon. Ky projekt i financuar nga Internacionalja e Edukimit (EI) dhe Fair Childhood Foundation në Gjermani po zbatohet në 4 bashki ku përfshihen 12 shkolla. Mësuesit e përzgjedhur po punojnë me përkushtim. Nxënësit me rrezik braktisje janë prioritet i punës. Zhvillohen takime me prindër, organizohen aktivitete posaçërisht për këta nxënës.
Duket thjesht se problemet këto tre vitet e fundit janë shtuar. Pandemia COVID – 19 dhe kriza nga lufta në Ukrainë kanë sjellë pasoja të cilat po vazhdojnë. Rritja e varfërisë po sjell punësim të fëmijëve e
për pasojë braktisjen e shkollave. Emigrimi i familjeve ka marrë përmasa të mëdha, shkak tjetër
ky për braktisjen e shkollave nga nxënësit. Zbatimi i ligjit për arsimin e detyrushëm për mosbraktisjen e shkollës jo vetëm që nuk jep efekt në kushtet e kësaj varfërie, por nuk është as zgjidhja. Duhet luftuar varfëria e bërë punë reale bindëse dhe shkolla të ofrojë kushte që këta nxënës të ndihen mirë. Mësuesit kanë aftësinë, përkushtimin,durimin e ndjesinë për të punuar me këta nxënës. Prandaj ka kohë që shumë projekte po zbatohen nga mësuesit drejtuar nga sindikatat. Janë mësuesit ata që bëjnë të mundur tërheqjen e vëmendjes së nxënësve me metodat e bindjes duke u ofruar kushte të përshtatshme në klasë, një ambjent të ngrohtë, aktivitete që u përshtaten. Falë projekeve të lartshënuara u ofrohen edhe ndihma ekonomike, si mjete mësimore, tekste etj. Në të njëjten kohë punohet edhe më prindërit duke bërë takime individuale dhe pjesmarrje në aktivitetet e përbashkëta në shkollë. Për t’i larguar nga rruga apo për t’i mbajtur në shkollë këto nxënës është e domosdoshme një qasje tjetër nga pushteti qendror e lokal.
Mësuesit e aktivizuar në këto projekte janë treguar mjaft aktivë edhe në punën më përfaqësues të pushtetit vendor. Duke paraqitur evidenca të sakta kanë arritur të zgjidhin probleme të punësimit për
prindërit e nxënësve braktisës dhe me rrezik braktisje. Shqetësues është emigrimi i nxënësve romë dhe egjiptianë. Për ne që njohim të gjitha shkollat ku mësojnë nxënësit e këtyre komuniteteve kjo gjendje është edhe e dhimbshme. Është puna e qindra mësuesve e drejtuesve dhe fonde shumë të rëndësishme të Internacionales së Edukimit EI, ETUCE dhe sindikatave të veçanta.
Derisa Qeveria të vazhdojë me një buxhet të pamjaftushëm për arsimin problemet do të thellohen. Buxheti prej 3% në raport më PBB nuk siguron arsim cilësor. Dy sindikatat e arsimit i kanë kërkuar Qeverisë rritjen e buxhetit në masën 5% në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB). Qeveritë si kjo e Shqipërisë nuk zënë mend me kërkesa apo argumente sado bindëse që të jenë. Organizmat ndërkombëtarë duhet të vendosin kusht rritjen e buxhetit për arsimin në këmbim të integrimit në organizmat që pretendohen. Për këtë disnivel të arsimit organizma ndërkombëtarë kanë tërhequr vëmëndjen shumë kohë më parë. UNESCO dhe Banka Botërore që para një dekade kanë vënë alarmin për problemet e arsimit në vendet e varfra. Sipas këtyre organizmave, Bota shpenzon për armatimin çdo vit 800 miliardë dollarë dhe nuk gjen 6 miliardët e nevojshëm për t’i dhënë, më në fund, një shkollë të gjithë fëmijëve të planetit. Do të mjaftonte 1% ulje shpenzimesh ushtarake për t’i ulur të gjithë fëmijët përpara një tabele të zezë. Një avion luftarak në një vend Latino Amerikan kushton sa 80 milion libra shkollorë, theksonin UNESCO dhe Banka Botërore që në vitin 2010. Kjo pabarazi në arsim, ku vendet e varfra nuk kanë akses apo kanë cilësi të ulët natyrshëm do të sjellë përplasje ndërmjet kulturave e qytetërimeve, si ngjashmëri më shtypjet e ndryshme në atmosferë, që sjellin stuhi, rrebeshe.
Me gjithë vështirësitë dy sindikatat tona po vazhdojnë zbatimin e këtij projekti në të gjitha shkollat e planifikuara. Ndërkohë do të vazhdojmë kontaktet me shkollat ku janë zhvilluar projekte në këto 20 vite.
Isa Rekaj
Kryetar i FSASH