ARSIMI MBETET PRIORITET KOMBËTAR

Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të shoqërisë, pasi i transmeton brezave vlerë
dhe kulturë. Synimi i arsimit është tu ofrojë brezave vlera demokratike dhe si i tillë ka rëndësi
në emancipimin e një shoqërie dhe kontribuon për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Në dekadën e fundit, arsimi në vendin tonë po has vështirësi të shumta. Nga viti në vit, po
shfaqet në shkollat tona dukuria e largimit të nxënësve pa përfunduar arsimin e detyrueshëm.

Natyrshëm na lind pyetja? Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë? Cilat janë rrënjët e kësaj
dukurie?

Reformimi i shkollës po shoqërohet me nisma të reja. Njëra prej tyre, e cila po gjen zbatim
këto vitet e fundit, është gjithpërfshirja e femijëve në shkollë, si një e drejtë e çdo femije për
tu arsimuar.
Por a kemi akoma braktisje të shkollës? Përse kemi ende fëmijë që e braktisin shkollën?
Mund të themi se kemi dy lloje braktisjeje të shkollës:
1. Braktisjë fizikë ku nxënësi nuk frekuenton shkollën fizikisht por shkëputet prej saj.
2. Braktisja e fshehtë ku nxënësi e frekuenton fizikisht shkollën, por qëndron pasiv në
bankat e fundit, dhe nuk merr pjesë në veprimtaritë mësimore, duke u bërë rrezik për
braktisje.

Por edhe dukuri të tjera, ku kemi fëmijë jashtë shkolle që nuk janë regjistruar asnjëherë.

Cilat janë arsyet që një fëmijë të mos regjistrohet në shkollë apo të braktisë shkollën pa
mbaruar arsimin bazë?
Me të drejtë pyesim përse ndodhin këto fenomene që vërehen jo vetëm në zonat rurale por
edhe në ato urbane.
Nga vëzhgimet e ndryshme mund të konstatoheet se arsye e fortë që fëmijët braktisin
shkollën çdo vit është varfëria si dhe gjendja e rënduar social – ekonomike e familjeve të
tyre.
Faktor tjetër mbetet mentaliteti i një pjese të komuniteteve të shoqërisë për vajzat dhe
martesat e hershme të tyre, puna të miturve të cilët braktisin mësimet për tu ardhur në ndihmë
familjeve të tyre, e shkaqe të tjera.
Fëmijët e emigrantëve, duke qenë në kujdestarinë e gjyshërve, në disa raste u mungon motivi
për shkollë dhe e braktisin atë.

Arsimi është një nga mjetet me efikase për të shpëtuar nga varfëria, ndaj për t’i kthyer këta
fëmijë në rrugën e dijes, duhen të gjejnë zbatim reforma të një arsimi gjithëpërfshirës dhe
programe të posaçme për fëmijët në vështirësi.
Hartimi i programeve sociale në mbështetje të fëmijëve që kanë braktisur shkollën për t’i
përfshirë ata në veprimtari mësimorë dhe ekstra kurrikulare duhet parë me një vëmendje të
posaçme.
Motivimi i fëmijëve dhe nxënësve duhet të jetë hapi i parë dhe më kryesori, i cili do të
mundësojë që fëmijët që kanë braktisur rrugën e dijes të afrohen me shkollën, duke i
socializuar ata më tepër në një mjedis miqësor dhe pozitiv sot, ndërsa nesër do t’i kthejë në
qytetarë me vlera për shoqërinë tonë.
Fëmijët janë e ardhmja, ndaj arsimimi i tyre mbetet gjithmonë prioritet kombëtar.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *