Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë po organizon konferencat e 8-ta zgjedhore të saj, përmes së cilave zgjidhen drejtuesit e rinj të seksioneve sindikale, për të kaluar më pas në zgjedhjen e forumeve të larta drejtuese dhe të Presidentit të saj.
Këtë të shtunë, u zhvillua Konferenca e 8-të zgjedhore e Sindikatës së Pavarur të Arsimit Lezhë, ku përmes një procesi transparent dhe me votbesim unanim u rizgjodh z. Pjeter Prenga, i cili u zotua për angazhim maksimal dhe forcimin e rolit sindikalist në shkollat e Lezhës.
Punimet e kësaj konference i ndoqi nga afër zv.presidenti i SPASH, z. Isa Halilaj, i cili ndër të tjera falënderoi punën e deritanishme të kreut lokal, z. Pjeter Prenga, për punën e palodhur dhe rezultatet konkrete në dobi të sindikalizmit dhe parimeve të saj.