Prrenjas, inaugurohet Qendra Komunitare, 180 fëmijë me aftësi të kufizuara marrin mbështetje nga BE

Fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara në Prrenjas kanë tashmë në dispozicion një Qendër Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar, një hapësirë e dizenjuar për të ofruar shërbime të specializuara në logopedi, fizioterapi dhe terapi zhvillimi për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Projekti “Qendër Komunitare për Shërbime ndaj Aftësis së Kufizuar” mbështet në total 180 fëmijë/të rinj me aftësi të kufizuara, ndërsa aktualisht 67 prej tyre marrin shërbim të specializuar çdo javë; në ambientet e Qendrës Komunitare, në shtëpitë e tyre dhe në shkolla.

Në inaugurimin e qendrës ishte e pranishme ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, drejtoresha ekzekutive të World Vision Albania, Eljona Elmazi, kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba, si dhe prindër, fëmijë dhe profesionistë të gjithëpërfshirjes.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja Hofmann tha se BE do të kontribuojë për të ndërtuar më shumë qendra të tilla në të gjithë Shqipërinë, pasi çdo fëmijë ka të drejtë për të patur akses në shërbime cilësore, në mënyrë që të zhvillohet, të ndjehet i barabartë dhe ta jetojë jetën në plotësi.

Gjithashtu, projekti mbështet me këshillim, trajnime dhe bazë materiale edhe prindërit e fëmijëve/ të rinjve me aftësi të kufizuara, ndërsa 50 profesionistë të gjithëpërfshirjes janë trajnuar për të arritur rezultate cilësore në punën me fëmijët/të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Projekti Qendër Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania dhe bashkia Prrenjas.

Inaugurohet Qendra Komunitare, BE mbështetje 180 fëmijëve me

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *