Marrin fund trajnimet me Pagesë! Fillojnë trajnimet falas për mësuesit shqiptarë.

Marrin fund trajnimet me Pagesë! Fillojnë trajnimet falas për mësuesit shqiptarë.

Konkretizohet kërkesa e Aleancës sindikale SPASH – FSASH
Në takimin e parë që zhvilluan Presidenti i SPASH dhe Kryetari i FSASH, me marrjen e detyrës nga Ministrja Manastirliu, veç kërkesave të tjera për zbatimin e kontratës kolektive të punës, plotësimin e kushteve të nëvojshme për SMIP, rritjen e pagave, pagesat e transportit te mësuesëve etj., ishte zbatimi i ligjit të AP lidhur me trajnimet e mësuesëve nga fakultetet e edukimit, kërkesë e cila u konkretizua duke filluar nga DRAP Durrës

Gjatë kësaj fundjave në data 23 dhe 24 Mars në qytetin e Durrësit, nisi Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025. Universiteti i Durrësit me pedagogë të Fakultetit të Edukimit realizuan trajnimin e mësuesve të profileve: arsim fillor, gjuhë shqipe, matematikë, fizikë, biologji, kimi.
Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024 – 2025, aktualisht po zbatohet në komponetët si më poshtë:

1. Trajnimi i mësuesve të lëndëve: Gjuhë shqipe, Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi për metodologjitë e mësimdhënies interaktive sipas qasjes STEM, si dhe për përmirësimin e cilësisë së procesit të mësimdhënie – nxënies me fokus zbatimin e njohurive dhe aftësive lëndore në situata të jetës reale.

2. Trajnimi i mësuesve të arsimit fillor në lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Dituri natyre për metodologjitë e mësimdhënies interaktive sipas qasjes STEM, si dhe për përmirësimin e cilësisë së procesit të mësimdhënie – nxënies me fokus zbatimin e njohurive dhe aftësive lëndore në situata të jetës reale.

3. Trajnimi i mësuesve të arsimit parauniversitar për aftësitë efektive të mësuesit si: zgjidhja e konflikteve dhe aftësitë e komunikimit.

*Trajnimet e mësuesve janë të akredituara dhe ofrohen pa pagesë.*

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *